Lajme
“Jemi ëndrra e atyre që na trokasin në derë”| Qysh ia ktheu Lajçaku Gërvallës kritikën për “tigrin e letrës”
Demokracia
14:06 | 09 Korrik 2023

Share:

Bashkimi Evropian është “i paaftë” të ofrojë siguri; e në terma të sigurisë “është tigër prej letre”. Do të ishte ky vlerësimi më brutal dhe më skandaloz që një shef/e diplomacisë kosovare do të prodhonte ndonjëherë në historinë e shtetit të ri kosovar për shtetet aleate perëndimore, qenësia e të cilit varet saktësisht nga këto aleatë.

Kjo ishte Donika Gërvalla, ku në një panel në Dubrovnik do t’i mëshonte mbarë Perëndimit për “paaftësi”, për qëndrime “të rrezikshme” dhe për impotencë karshi sfidave aktuale në dritën e agresionit rus në Ukrainë. Prezent aty kishte Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabril Escobar, dhe fascilituesin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Që të dy do të djersiteshin nga ajo çfarë po u dëgjonin veshët.

Miroslav Lajçak, e morri fjalën pas fjalimit denigrues të Gërvallës ndaj mbarë Perëndimit. E kishte të vështirë të prodhonte një përgjigje ndaj ministres më kontroverze ndonjëherë. Por, ia shtroi aty për aty, se ndonëse BE është “larg të të qënit e përsosur” ajo megjithatë mbetet “ëndrra e atyre shteteve që na trokasin në derë”.

Mbase përgjigje më koncize e më të thukët, Gërvalla s’mund të merrte. Kosova, në maj të vitit të kaluar aplikoi për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe në dhjetor për në Bashkimin Evropian; ndonëse janë ende pesë shtete mosnjohëse.

“Së pari, Bashkimi Evropian është larg të qenurit i përsosur, por mbetet më e mira që kemi; dhe unioni më i suksesshëm i shteteve; dhe nuk ka union tejtër shtetesh në këtë planet që ka prodhuar stabilitet politik më të madh, bollëk ekonomik, kohezion social dhe respektim të të drejtave”, tha me të qetë Lajçaku në kundërpërgjigje ndaj fjalimit të mlleftë të Gërvallës.

“Pra, mendoj që Bashkimi Evropian është përmbushja e ëndrrave të vendeve që vinë e trokasin në derën e Bashkimit Evropian”, tha ai, e këtu duke nënkuptuar në rend të parë Kosovën.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, do të djersitej nga kjo çfarë po dëgjonte. S’mundi, megjithatë, të mos i reagonte Gërvallës.

“Më vjen keq”, tha ai, “që më duhet të dallojë” nga Gërvalla, do të thoshte emisari amerikan, që përkthyeshëm lexohej edhe se “më vjen keq” që duhet Kosova të dallojë nga ShBA.

“Gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan gjatë kësaj gjenerate të fundit ka qenë kombinim i bashkëpunimit amerikano-evropian”, ia rikujtoi Escobar Gërvallës, ndonëse një kryediplomate e një shteti i cili është krijuar nga ky bashkëpunim amerikano-evropiane do të duhej ta dinte më së miri, shkruan Nacionale.

E këtu Escobar vazhdoi leksionin: “NATO është elementi fondamental i mbajtjes së paqes brenda vetë Kosovës”. Diplomati amerikan do t’ia shënonte një dallim fytyrës Gërvallës, se teksa u ligjëronte krejt botës për paqe, siguri dhe stabilitet, saktësisht qeveria të cilës i përket bën të kundërtën. Ia dha drejtpërsëdrejti se i përket një qeverie “nacionaliste, populliste” dhe që konsumohet në “rivalitete etnik”.

Tre shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, ata që janë në NATO, përkatësisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, “janë shumë më mirë”, tha Escobar.

“Rajoni është rajon me dy binarë. Njëri binar duke qenë ata që janë në NATO, që janë shumë më stabile, që janë kontribues neto të stabilitetit rajonal dhe janë fuqishëm në rrugën e integrimit evropian”, tha Escobar.

“Dhe, binari tjetër janë ata që po e konsumojnë vëmendjen dhe resurset e pjesës tjetër të rajonit derisa ata luftojnë me sfidat e tyre. Dallimi kyç është se vendet që janë në NATO dhe kanë bërë progresin më të madh janë ata që i kanë tejkaluar sfidat e rivalitetit etnik; dhe ata që vazhdojnë të kenë lidership që besojnë popullizmi, nacionalizmi dhe rivaliteti etnik janë rruga para janë ata që kanë parë sfidat më të mëdha”, tha Escobar.

ShBA dëshiron që këto 3 vende tjera, destabilizuese, t’i bëjë si ato tri tjerat që janë në NATO dhe i kontribuojnë stabilitetin.

Të ngjashme