Auto&Tech
Jeff Bezos, shefi ekzekutiv i Amazon pensionohet
Demokracia
20:31 | 05 Korrik 2021

Share:

Në moshën 57 vjeçare, shefi ekzekutiv i Amazon ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i kompanisë.

Bezos pritet të fitojë rreth 200 miliardë dollarë, një shumë rreth 739,489 herë më shumë se vlera mesatare e një amerikani në moshën 65 vjeç, transmeton Demokracia.com

Ai ka vendosur t’i kushtojë më shumë kohë iniciativës “Bezos Earth Fund”, kompanisë së anijeve kozmike “Blue Origin”, gazetës “The Ëashington Post” dhe fondit “Amazon Day One Fund”.

Ai do të zëvendësohet nga shefi ekzekutiv i Amazon Ëeb Services, Andy Jassy.

Bezos gjatë vitit të kaluar, mori një pagë prej 81,840 dollarë dhe 1.6 milion dollarë kompensim.

Gjatë 2020-së, pasuria e tij neto u rrit për në 75 miliardë dollarë, ndërsa pandemia COVID-19 dërgoi shitjet e kompanisë në stratosferë, duke rritur ndjeshëm aksionet.

Të ngjashme