Lajme
Vetaksident në Sllatinë, vdes shoferi i veturës
Demokracia
14:27 | 14 Maj 2024

Share:

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, tha ai.

Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante policore, ekipa mjekësore dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML.

Të ngjashme