Sport
Januzaj mbërrin sonte në Sevilla, detajet e ndajnë nga marrëveshja
Demokracia
18:28 | 30 Gusht 2022

Share:

Adnan Januzaj me shumë gjasë pritet karrierën ta vazhdojë te klubi tjetër i La Ligës, Sevilla.

Sipas asaj që raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, thuhet se Januzaj do të mbërrijë sonte në Sevilla për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e klubit andaluzian, përcjell Demokracia.com.

Në rast se arrihet marrëveshja sonte, Januzaj të mërkurën do të nënshkruajë me klubin e Sevillas.

“Sevilla është gati të nënshkruajë me Adnan Januzaj! Është thënë se Adnani do të mbërrijë në Sevilla sonte në mënyrë që të diskutojë detajet përfundimtare dhe më pas të nënshkruajë të mërkurën për transferim të lirë” – njofton Romano në Tëitter.


Januzaj do të zëvendësojë Ocampos që po shkon te Ajax me marrëveshje të përhershme.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova që e përfaqëson Belgjikën pritet të transferohet te Sevilla nga Real Sociedad./Demokracia.com/

Të ngjashme