Arte
James Levine vdes në moshën 77-vjeçare
Demokracia
19:50 | 17 Mars 2021

Share:

Dirigjenti James Levine, i cili udhëhoqi ‘Metropolitan Opera’ të Nju Jorkut për 40 vite para se të pushohej nga puna për akuza të abuzimit seksual, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

The Met e shkarkoi z. Levine në vitin 2018 pasi një hetim i brendshëm gjeti “prova të besueshme” të abuzimit historik seksual kundër muzikantëve të rinj meshkuj.

Tre burra e kishin akuzuar atë për nagcmim seksual, ndërsa Levine kishte mohuar pretendimet e abuzimit duke i quajtur ‘të pabazuara’.

Para skandalit, ai ishte një maestro shumë i famshëm, puna dhe ndikimi i të cilit u shtri në të gjithë botën.

Dirigjenti u pensionua për arsye shëndetësore në vitin 2016 por vazhdoi të punonte me operën si drejtor muzikor derisa u pezullua dhe më pas u pushua nga puna. /Demokracia.com/

Të ngjashme