Auto&Tech
Ja pse fotot dhe videot në Instagramin tuaj duken kaq ‘ndryshe’
Demokracia
07:18 | 07 Korrik 2022

Share:

Nëse keni parë foto dhe video më të mëdha në Instagramin tuaj gjatë javëve të fundit – nuk është një defekt në aplikacion.

Pas një testi gjatë muaji maj të këtij viti, Instagram lançoi një tjetër provë që i shfaq fotot dhe video më të mëdha në profilin tuaj. Kjo është arsyeja pse postimet mund t’ju duken ndryshe.

Disa e kanë pëlqyer ndryshimin e ri, të tjerë kanë thënë se është “zhgënjimi i radhës sa i përket ndryshimeve në Instagram”.

Më 3 maj, kreu i Instagramit Adam Mosseri, njoftoi në profilin e tij për ndryshimin.

Mosseri ndau se paraqitja e imazheve dhe videove më të mëdha është mënyra e kompanisë për ta bërë përvojën në Instagram edhe më gjithëpërfshirëse.

Një shfaqje më e madhe e content-it, nuk është ndryshimi i vetëm që Instagram ka parë këto kohë. Platforma ka publikuar së fundmi edhe “Following”, “Favorites” –  në mënyrë që përdoruesit ta personalizojnë përmbajtjen që duan t’u shfaqet në “Home”, në mënyrë kronologjike.

Vetëm një numri të përzgjedhur përdoruesish iu është dhënë akses në test, kështu që nëse nuk keni vënë re një ndryshim drastik në Instagramin tuaj, vlerësojeni për aq kohë sa ju mbetet.

Të ngjashme