ShowBiz
Ja kush u eleminua nga gara për çmimin e madh në BBVA
Demokracia
09:05 | 28 Shkurt 2024

Share:

Një nominim që shkaktoi mjaft debate e përplasje duket se ishte i fundit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania për parukjerin Gazmend Ujkashi. Mes tij dhe modeles Sara Gjordeni parukjeri ishte i zgjedhuri i publikut për të lënë shtëpinë.

E jo vetëm kaq por fati nuk i buzëqeshi Ujkashit i cili nuk kishte as biletë kthimi.

Por ky largim u shoqërua me debate të forta në shtëpi, pasi Gazi nuk takoi Julin, dikur mikun e tij më të ngushtë. Juli u mërzit nga kjo situatë dhe shprehu keqardhje për këtë ndarje. Nga ana tjetër Meritoni dhe Romeo u përlotën gjatë momentit që po takoheshin.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024