Lajme
Italia pro hapjes së negociatave së Shqipërisë për BE
Demokracia
18:43 | 05 Qershor 2022

Share:

Nga Shkodra, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka folur me nota pozitive sa i takon integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.

“Bota ka ndryshuar nga lufta. Është e rëndësishme që Europa ta kuptojë që kemi një realitet të ri, që ne nuk e donim, por po e jetojmë. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë”, u shpreh ambasadori.

Sa takon hapave që duhet të ndjekë Shqipëria, Bucci u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara, dhe ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në.

“Të hapet rruga për dialog politik. Janë reformat në drejtësi, reforma kundër krimit të organizuar dhe një sërë reformash të tjera si ajo në drejtësi dhe administratën publike”, u shpreh ambasadori.

Bucci ishte prezent në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të “Javës Italiane”. Italia është një nga vendet që ka mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe pret çeljen e negociatave gjatë këtij viti./tvklan.al

Të ngjashme