Sport
Isufi: Sot kishim fat ndaj Ulpianës, nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë me vete
Demokracia
18:58 | 11 Shtator 2021

Share:

Ballkani ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë një fitore shumë të vlefshme në shtëpi ndaj Ulpianës me rezultat 3:2.

Goli i Ballkanit erdhi në minutën e 10-të të lojës shtesë dhe padyshim për trajnerin e Ballkanit, Bekim Isufi ky ishte një fat i madh.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si kemi ndërtuar, por në disa momente nuk kemi pasur qetësi. Një ekip e cila është në avantazh 2-0 dhe pëson gola për shkak të gabimeve, duhet të analizohet kjo ndeshje.

Pjesërisht jam i kënaqur, kur luajmë si vendas nuk po e kemi qetësinë e duhur. Kjo është për t’u mësuar dhe analizuar do t’i shikojmë dhe do t’i analizojmë këto. Sot na erdhi fati dhe fituam 3 pikë, nuk besoj që do ta kemi fatin gjithmonë”, tha Isufi për asrtsport, duke shtuar se krijonin raste por para golit ishin jo mirë të koncetruar.

“Nuk kishte vetëkënaqësi nga lojtarët, krijonim raste por ishim të shqetësuar në konkretizim. Nuk të lejon rezultati 2-0 që të keni qetësi, është njëri ndër rezultatet më të rrezikshme. Duhet të pranosh ndonjëheë rezultatin 2-0 dhe të përfundosh ndeshjen pa tentuar të shënojmë shumë gola”, përfundoi ai. /Demokracia.com

 

Të ngjashme