Lajme
“Ishte pa qëllim” – komentuesit e gozhdojnë këshilltarin e Bislimit për postimin kundër Edi Ramës
Demokracia
17:51 | 11 Qershor 2022

Share:

Klinsman Kadiu, këshilltar i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, tha se postimi ku Edi Rama quhej pro-serb ishte shpërndarë pa qëllim.

Por me këtë nuk po pajtohen as ndjekësit e Kadiut në facebook. Një pjesë e madhe e tyre e kanë kritikuar, duke thënë se kjo nuk bën t’i ndodhë një zv/kryeministri.

“Per me u be share nje postim duhet nja 2 a 3 here me kliku share , e keni ba me qellim e keni kuptu qe e kini ba m… edhe e keni fshi”, shkruan një komentues.

“Jo zotëri jo, nuk shpërndahet gabimisht një postim i tillë nga llogaria e zv. Kryeministrit të Kosovës. Njerëzit e zakonshëm natë e ditë mund t’i quajnë tradhtarë politikanët, por personalitetet shtetërore, diplomatike e me poste të larta duhet të kenë kujdesin maksimal sepse shkakton incident diplomatik mes shteteve”, shkruan një tjetër komentues.

“Asnjë Zëvendëskryeminister serioz nuk i bon share shkrime te tilla.! Po në Kosovë ndodhë”, komenton një person tjetër.

“Hor na bat mir zoti ju vraft, po qysh po rren gabimish u shprenda se pa e prek vet nuk shprendahet”, shkruan një komentues./Nacionale

LEXO EDHE:

Thellohet skandali me Besnik Bislimin: E kemi shpërndarë gabimisht postimin ku ofendohet Edi Rama

Skandaloze| Besnik Bislimi e cilëson si “pro-serb” kryeministrin Edi Rama

Të ngjashme