Lajme
Skandaloze| Besnik Bislimi e cilëson si “pro-serb” kryeministrin Edi Rama
Demokracia
14:09 | 11 Qershor 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka shpërndarë një postim, ku presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhet në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau Besni Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook.

Në fotografi shihet presidentja Vjosa Osmani së bashku me liderë evropianë duke shikuar në një anë, derisa afër saj është kryeministri shqiptar Edi Rama, me të cilin duket se nuk ka komunikuar fare, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, Edi Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë takimet e tyre për ecurinë e “Ballkani të Hapur”, ndërkohë që Kosovë është e vetmja që mbetet ende skeptike sa i përket kësaj nisme.

Të ngjashme