Lajme
Thellohet skandali me Besnik Bislimin: E kemi shpërndarë gabimisht postimin ku ofendohet Edi Rama
Demokracia
16:44 | 11 Qershor 2022

Share:

Është shumë e vështirë të shpërndahet një postim në facebook. Për ta bërë atë, duhen minimum dy-tri veprime: të lexohet një postim, të preket butoni share. Të gjitha këto procedura i ka ndjekur edhe zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi teksa e shpërndau një postim ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësohej si “pro-serb”.

Megjithatë, pavarësisht se duhet goxha punë, kabineti i Besnik Bislimit ka thënë se postimi është shpërndarë gabimisht. Klinsman Kadiu nga kabineti i Bislimit, ka shkruar në facebook se ajo shpërndarje, nuk përçon asnjë mesazh tjetër.

“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes.  Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim. Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë”, ka shkruar Kadiu në Facebook.

Edhe Kadiu duket se ka marrë mësim nga bashkëpartiakët e tjerë. Në fund të postimit, i është sulur mediave duke treguar se si duhet të verifikohet një lajm.

Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë.

LEXO EDHE:

Skandaloze| Besnik Bislimi e cilëson si “pro-serb” kryeministrin Edi Rama

Të ngjashme