Arte
Ishte gruaja e parë që u nominua për Oscar, vdes ikona e kinemasë italiane
Demokracia
09:15 | 10 Dhjetor 2021

Share:

Lina Wertmuller ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lina, një nga regjisoret dhe skenaristet më të mëdha të filmit në Itali, vdiq në Romë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmi është bërë i ditur sot nga një mik i familjes, siç raportojnë mediat vendase.

Një pioniere si një grua në fushën e regjisë, ajo ishte një pikë referimi për shumë regjisorë në mbarë botën. Ajo ishte gruaja e parë në histori që u nominua për një Oscar si regjisorja më e mirë, për filmin Pasqualino Settebellezze, në vitin 1977.

Në vitin 2020 ajo u nderua me një Oscar, duke u bërë gruaja e tretë që merr këtë çmim për punën e saj si regjisore. Ajo gjithashtu mori dhe yllin e saj në Hollywood Walk of Fame në 2019. Lindi në Romë më 14 gusht 1928, me origjinë aristokrate dhe zvicerane, e martuar me skenografin Enrico Job.

Të ngjashme