Lajme
Ishte arratisur nga burgu, arrestohet sërish 34-vjeçari nga Kaçaniku
Demokracia
09:55 | 11 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Policia ka njoftuar se është arrestuar një 34-vjeçar në fshatin Biçevc së Kaçanikut, pasi ishte në kërkim policor për veprën penale “arratisje” nga burgu, me dënim prej 60 ditësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Sot, rreth orës 07:00 në fshatin Biçevc të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik  pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin N.H (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Arratisje” nga burgu,  me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve.

Pas kompletimit të  dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme