Sport
Ish-lojtari i Man Utd ndryshon kombëtaren, largohet nga Anglia
Demokracia
15:37 | 23 Mars 2024

Share:

Kombëtarja e Anglisë shkon në Euro 2024 si një nga favoritët kryesor para turneut, me skuadrën e Gareth Southgate të mbushur plot me talent.

Tre Luanët kanë disa pretendentë për Topin e Artë në radhët e tyre, duke përfshirë Harry Kane, Jude Bellingham dhe Phil Foden – të gjithë në formë të shkëlqyer për klubet e tyre përkatëse.

Ndeshja mund të shohë edhe talentin Kobbie Mainoo të bëjë debutimin e tij për ekipin e a parë të Anglisë, pasi mori një thirrje befasuese në fillim të kësaj jave.

Mainoo fillimisht u përfshi në skuadrën U21 të Anglisë pasi u la jashtë grupit të lartë nga Southgate. Megjithatë, trajneri i Tre Luanëve më vonë ndryshoi mendje dhe përfshiu atë dhe mund të debutoj tani ndaj Brazilit në Wembley.

Talenti i Unitedit ka ende të drejtë të përfaqësojë Ganën, vendin e lindjes së prindërve dhe vendimi i Southgate për të thirrur mesfushorin mund të bazohet pjesërisht në nevojën për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë për kombëtaren.

E tillë është cilësia dhe thellësia e talentit në skuadrën aktuale të Anglisë dhe disa ish-lojtarë të rinj kanë ndryshuar tashmë besnikërinë e tyre ndërkombëtare.

Mbrojtësi i Brighton, Tariq Lamptey, zgjodhi të luante për Ganën në vitin 2022 me disa emra përpara tij si mbrojtës i djathtë për Anglinë.

Ndërkohë, vitin e kaluar ish-sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun, zgjodhi të luante për Shtetet e Bashkuara në vend të Anglisë.

Tani, një tjetër ish-reprezentues i Anglisë U21 ka deklaruar besnikërinë e tij ndaj një vendi tjetër.

Të ngjashme