Sport
Ish-lojtari i Anglisë rrëfen gabimin fatal që kishte bërë me Maradonën: Më kushtoi 7 milionë funte
Demokracia
14:27 | 04 Qershor 2022

Share:

Fanella e veshur nga Maradona në Botërorin e vitit 1986 ku argjentinasi shënoi goli e famshëm të “Dorës së Zotit” vazhdon te mbetet ende objekt diskutimi, sidomos pas shitjes së saj në ankand për një shumë rekord prej 7 milionë funte.

I fundit që ka reaguar lidhur me këtë fanellë legjendare ka qenë mbrojtësi i Anglisë, Terri Fenuik i cili kishte detyrën të markonte Maradonën në ndeshjen e famshme të Botërorit.

Fenuik ka treguar  se kjo fanellë ju ofrua atij nga ylli argjentinas pas ndeshjes, por ai e refuzoi.

“Ishim shumë të inatosur pas ndeshje për shkak se pamjet e golit të shënuar me dorë ishin kudo rreth nesh në ekranet e stadiumit dhe nuk kishim asgjë çfarë mund të bënim për të ndryshuar atë vendim.

Ishim eliminuar për shkak të një goli me dorë. Maradona në përfundim të takimit u kthye nga unë dhe më ofroi fanellën e tij, unë isha shumë i mërzitur dhe e refuzova.

Kur shoh vlerën e cila ajo fanellë është shitur tani kam kuptuar që ai gabim më ka kushtuar 7 milionë funte”, u shpreh Fenuik. /Demokracia.com

Të ngjashme