Sport
Ish-kampioni i botës akuzohet për përdhunimin e dy vajzave
Demokracia
13:47 | 29 Gusht 2022

Share:

Dy femra, tashmë në të 60-at, kanë akuzuar ish-kampionin botëror të boksit George Foreman se i përdhunoi kur ishin adoleshente.

Padia u ngrit në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit dhe dy gratë, të identifikuara vetëm me pseudonimet Denise dhe Gëen, pretendojnë se Foreman kishte marrëdhënie seksuale pa pëlqim me to kur ato ishin midis moshës 13 dhe 16 vjeç.

Gjithashtu, të dyja femrat pretendojnë se ishin më pak se 10 vjeç kur u njohën me Formanin përmes baballarëve të tyre, raportoi “Neë York Times”.

Njëri prej baballarëve dyshohet se ishte boksier dhe partneri i Formanit, ndërsa tjetri menaxher.

Gruaja, e identifikuar si Gëen, pretendoi se ishte 15 vjeç kur Forman filloi ta abuzonte seksualisht. Ajo tha se ish-boksieri përdori të fundit të babait të saj si arsye për ta mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre: “Ju nuk dëshironi që babai juaj të humbasë punën, apo jo?”

Gjithashtu ajo ka pohuar se Forman ka bërë disa herë seks me të, derisa ajo mbushi 16 vjeç, ndërsa boksieri legjendar mohoi të gjitha akuzat.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit, dy gra janë përpjekur të zhvasin miliona dollarë secila nga unë dhe nga familja ime. Ata pretendojnë në mënyrë të rreme se unë i kam abuzuar seksualisht mbi 45 vjet më parë. Unë i mohoj fuqishëm dhe kategorikisht këto akuza. Unë do të punoj me avokatët e mi për të ekspozuar plotësisht dhe me vërtetësi axhendën e akuzuesve të mi dhe të mbrohem në gjykatë. Unë nuk i zgjedh grindjet, por nuk ik prej tyre”, tha Forman./Demokracia.com/

Të ngjashme