Lajme
Isa Mustafa: S’e kam pritur nga Gërvalla, edhe Mao Ce Duni e quante Amerikën “tigër prej letre”
Demokracia
21:11 | 10 Korrik 2023

Share:

Isa Mustafa, ish-kryeministri i Kosovës, në një intervistë për Pressing të T7, ka thënë se është i befasuar me deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvallën për Bashkimin Evropian.

Gërvalla e ka quajtur BE-në si “tigër prej letre”.

Mustafa tha se diktatori kinez, Mao Mao Ce Duni e kishte quajtur Amerikën si “imperializmi amerikan është tigër prej letre”.

Ai ka vazhduar duke thënë se Gërvallën e ka njohur në Gjermani si aktiviste të LDK-së, duke thënë se e shihte si një vajzë të artikulueshme.

Për këtë thotë se është befasuar, meqë është rritur dhe edukuar në Gjermani.

”Ajo shprehet me fjalorin e Mao, sepse në vitet e 60’ta e quante imperializmin amerikan si tigër prej letre, pastaj e përvetësojë edhe Enver Hoxhaj, siç thonin ata imperializmin amerikan. Tash edhe ministrja e jonë përdor fjalorin që i kanë përdorur diktatorët”, ka thënë ai.

“Më befason sepse nuk e kam pritur prej saj, e kam njohur nga vitet 90’ta në Gjermani dhe kam pritur që është edukuar në Gjermani. Unë e kam parë një vajzë që ka qenë mjaftë e artkulueshme dhe nuk kam pritur që pozicionet e saj mund të jenë staliniste ose enveriste që janë të papranueshme”, ka deklaruar Mustafa.

Të ngjashme