Arte
Inteligjenca artificiale krijon një këngë të re të grupit Nirvana
Demokracia
10:34 | 05 Prill 2021

Share:

Një organizatë kanadeze ka përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar një këngë të re Nirvana-s dhe është shumë realiste.

‘Over the Bridge’, me seli në Toronto, është një organizatë jofitimprurëse kushtuar ‘ndryshimit të bisedës rreth shëndetit mendor dhe shërimit në komunitetin e muzikës.’

Projekti i tyre i fundit, i titulluar ‘Lost Tapes of the 27 Club’, është përqendruar në nderimin e një numri muzikantësh që vdiqën në moshën 27 vjeç – si Jimi Hendrix, Amy Winehouse dhe Kurt Cobain i Nirvanës – duke përdorur kryesisht makina për të vlerësuar se si do të tingëllonte një muzikë e re nga ta, transmeton Demokracia.com.

Me përjashtim të vokaleve, që u interpretuan nga frontmani i bandës Nirvana, Eric Hogan, kënga ‘Drowned in the Sun’ është rezultat i programit Google Magenta Al.

Sean O’Connor, në bordin e drejtorëve për Over the Bridge, tha: ‘Po sikur të gjithë këta muzikantë që ne donim të kishin mbështetje për shëndetin mendor? Disi në industrinë e muzikës, depresioni normalizohet dhe romantizohet, muzika e tyre shihet si vuajtje autentike. ’

Hogan gjithashtu shpjegoi: “Drowned in the Sun” është mjaft e saktë për të të dhënë atë ndjesinë e Nirvanas. Nëse shikoni këngën e fundit nga Nirvana, “You Know You’re Right”, kjo ka të njejtën ndjesi.

KËTU mund të dëgjoni këngën. /Demokracia.com/

Të ngjashme