Arte
Instalacioni artistik i Nick Cave që shkaktoi polemika të mëdha do të vendoset në Brooklyn Museum
Demokracia
11:10 | 17 Janar 2021

Share:

Në nëntor të vitit të kaluar, një vepër arti prej 160 metra e gjatë nga artisti Nick Cave shkaktoi polemika kur u instalua në pjesën e jashtme të School, një degë e Galerisë Jack Shainman në qytetin Kinderhook, New York.

Me titull “E vërteta të tregohet” (Truth Be Told), vepra arti kishte për qëllim të ndizte dialogun mbi padrejtësinë racore dhe brutalitetin e policisë lidhur me vrasjen e George Floyd, mes protestave mbarëkombëtare Black Lives Matter.

Vepra u kritikua pasi zyrtarët e qytetit dhe banorët lokalë argumentuan se instalacioni ishte teknikisht vetëm një shenjë, duke e bërë atë një shkelje të ligjit vendor. Në atë kohë, avokati i galerisë u përgjigj se ishte në fakt, një vepër arti dhe shfaqja e saj publike mbrohet nga leja e veçantë e përdorimit që School u dha kur u themelua në 2014. Vepra arti nuk është hequr.

Në fakt, duket se polemikat i kanë dhënë instalacionit një hapësirë ​​më të madhe ekspozite. Sipas New York Times, drejtoresha e Muzeut Brooklyn Anne Pasternak pa një mundësi për t’u solidarizuar me Cave kur mësoi për mosmarrëveshjen. Në ekspozitën që fillon më 14 maj, veprat e artit do të instalohen në një shesh të jashtëm afër hyrjes së muzeut.

“Muzetë po thirren për të thënë të vërtetën, prej më të dhimbshmeve deri te ato festivet”, thotë Pasternak.

Pasternak ka nënshkruar gjithashtu një letër të hapur shkruar nga Nick Cave më 7 janar, në lidhje me përpjekjen për heqjen e veprës artistike.

“Është ironike që një vepër që promovon të vërtetën është hasur në mosbesim dhe mashtrim,” thuhet në letër.

Të ngjashme