Sport
Infantino i rikthehet sërish idesë së çmendur, Botërori çdo tre vite
Demokracia
13:41 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Duket se Botërori i Katarit ka qenë një sukses tejet i madh për Gianni Infantino, i cili duket se po mendon t’i rikthehet dhe njëherë idesë së çmendur që pati disa kohë më parë.

Numri 1 i FIFA-s po mendon sërish që të organizojë Botërorin çdo tre vite, siç raporton “Daily Mail”.

Ai mendon se organizimi i këtij projekti do të mund të sillte shumë kualitet në futboll dhe kështu do të ndryshonte kalendaret për Kampionatin Europian, Kopa Amerikën dhe Botërorin e Klubeve.

Gjithsesi, media angleze gjithashtu shprehet se çdo gjë është vendosur deri në 2030-ën, kështu kjo gjë nuk do të ndodhë përpara këtij viti. /Demokracia.com

Të ngjashme