Filmi nën drejtimin e regjisorit Antoine Fuqua i quajtur “Emancipation” me protagonist Will Smithin është shtyrë, dhe sipas tij do të shfaqet në vitin 2023.

“Emancipation” është prodhuar gjithashtu nga kompania e Smithit e quajtur “Westbrook Studios” dhe ishte vendosur të publikohej diku në vitin 2022, megjithatë, pas shuplakës famëkeqe të “Oscars”, ku Smith goditi komedianin Chris Rock, ngecën të gjitha projektet që aktori në fjalë ishte i përfshirë.

Edhe pse studio nuk ka zbuluar ende se kur do të ketë premierën e filmit, ka konfirmuar se është shtyrë.

Shërbimi i transmetimit të Apple kishte shpresa të mëdha për filmin dhe u përfol se mund të ishte një tjetër nominim për “Oscars”.

Filmi ishte paraparë të xhirohej në Gjeorgji, por për shkak të disa protestave dhe situatës me COVID-19, produksionit të filmit iu desh të zhvendosej në Luiziana, kështu që ‘shuplaka e Oscars’ nuk ishte situata e vetme që e vonoi projektin.

“Emancipation” është i bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe Will do të ketë rolin e një skllavi të arratisur.

Krahas aktorit tashmë të popullarizuar, në film luajnë edhe: Ben Foster, Aaron Clifton Moten, Mustafa Shakir, Donald Paul, Grant Harvey etj.

53-vjeçari bëri bujë të madhe në “Oscars 2022” pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, i cili bëri shaka me kokën e rruar të gruas së tij, Jada Pinkett Smith, pa pasur njohuri se vuante nga alopecia. /Telegrafi/