Sport
Incidenti në “Fadil Vokrri” | Prishtina dënohet rëndë nga FFK-ja, lehtë nuk shpëton as Ballkani
Demokracia
16:34 | 09 Shtator 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar Prishtinën dhe Ballkanin pas incidenteve të shkaktuara nga tifozeritë brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, para derbit të javës së pestë kampionale, shkruan Demokracia.com.

Prishtina është dënuar me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë në Prishtinë. Klubi kryeqytetas është gjobitur edhe me 1 mijë e 200 euro gjobë si duhet paguar dëmin e shkaktuar nga tifozeria e tyre “Plisat”.

Pa dënim nuk ka shpëtuar as Ballkani. Këta të fundit janë gjobitur 1 mijë euro si dhe duhet paguar edhe dëmin e shkaktuar nga tifozeria “Xhebrailat”.

VENDIMI I PLOTË:

FC ”Ballkani”. Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanë demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaqësuesve zyrtar të ekipeve. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Po ashtu, obligohet FC “Ballkani”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Xhebrailat”, në stadiumin “Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.

FC “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes shtegut të atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozët mysafirë ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Tifo grupi ”Plisat”, në minutën e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive.

  1. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore FC “Prishtina”, dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë. (Jashtë qytetit të Prishtinës).
  2. FC “Prishtina”: Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

III. Obligohet FC “Prishtina”, që dëmin e

shkaktuar nga tifo grupi “ Plisat” , në stadiumin “ Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent./Demokracia.com/

Të ngjashme