Lajme
Idro Seferi: Nëse nuk arrihet zgjidhje përmes dialogut, mund të ketë eskalime serioze në veri
Demokracia
22:43 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Korrespodenti nga Beogradi, Idro Seferi, thotë se në veri të Kosovës mund të ketë eskalime nëse nuk arrihet një zgjidhje përmes dialogut Kosovë – Serbi.

Seferi, tha në Klan Kosova se kjo situatë dallon shumë nga herët tjera pasi ka një gatishmëri për konfrontim.

“Nga ajo që kam parë këto dy ditët e fundit duket një situatë që dallon shumë nga herët tjera kur kemi pasur barrikada dhe tensione gjatë viteve të fundit. Një situatë që duket se mund të eksalojë në rast se forcat policore të Kosovës do të marrin veprime në veri për të larguar barrikadat”, tha Seferi.

Seferi theksoi në veri janë mbyllur të gjitha shërbimet dhe ka një gatishmëri për një konfrontim.

“Situata duket mjaft e tensionuar, dikur ka pas frekuentim më shumë gjatë natës ndërsa tani vërehet një gatishmëri për konfrontim dhe tensioni është i madh. Janë mbyllur të gjitha llojet e shërbimeve që janë në veri përveç atyre për nevoja elementare. Situata tashmë duket më e rëndë se më përpara dhe ka mundësi për tensione më serioze nëse nuk do të ketë një zgjidhje nëpërmjet dialogut” u shpreh Seferi.

Të ngjashme