Lajme
Ibrahimi: Krerët e komunave nuk janë ftuar në grupin punues për hartimin e udhëzimit administrativ
Demokracia
19:07 | 10 Gusht 2023

Share:

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur në “Frontal” të T7 në lidhje me udhëzimin administrativ që e ka nisur MAPL për largimin e kryetarëve aktualë në Veri.

Sipas ministrit Elbert Krasniqi, ky udhëzim administrativ do të vlejë jo vetëm për komunat veriore por edhe për të tjerat.

Për hartimin e këtij udhëzimi administrativ nuk janë ftuar komunat, për çka kritika ka Ibrahimi.

“Dje dëgjova që AKK ka qenë në grup punues, por nuk ka qenë as i ftuar as nuk ka marrë pjesë në këtë grup punues. Tash hartohet një akt nënligjor për shkarkimin e kryetarëve të komunave pa i konsultuar fare kryetarët e komunave, ne mendojmë që është një veprim arbitrar”, tha ai.

 

Të ngjashme