Lajme
I mbyllet goja Haxhi Avdylit | Vjosa Osmani shfaqet buzagaz në foto me “Zëdhënësin e Qeverisë së Serbisë”
Demokracia
16:01 | 01 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga lista Guxo, Haxhi Avdyli, që komenton gati gjithçka, nuk ka marrë ende guximin për të thënë ndonjë fjalë lidhur me një fotografi të përbashkët të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë foto, Vjosa Osmani është plotë buzagaz pranë Edi Ramës, me të cilin deri më tani ka pasur raporte të acaruara dhe plotë akuza, që zakonisht kanë daluar vetëm prej saj, por që nuk i janë kthyer nga Rama.

Karvanit të akuzave të presidentes Osmani kundër kryeministrit Edi Rama, është munduar t’i bashkohet edhe bashkëpartiaku i saj nga Lista Guxo, deputeti Haxhi Avdyli.

Në një rast, Avdyli kishte qenë shumë i ashpër me Edi Ramën, duke e quajtur “Zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”.

Lexo edhe:

Njeriu i afërt i Vjosa Osmanit e quan Edi Ramën ‘zëdhënës të qeverisë serbe”

Të ngjashme