Lajme
Hyseni: Rifat Latifi ka qenë ministri më i pasuksesshëm që nga paslufta
Demokracia
20:22 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se shëndetësia është çështje komplekse dhe që duhet ta ketë vëmendjen e secilës qeveri.

Ai thotë se pushteti aktual nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur kësaj fushe.

“Fillimisht shëndetësia është shumë komplekse është me ndikim shumë të madh është një prej sektorëve që krijon më së shumti pasiguri sociale te njerëzit dhe një prej arsyejeve që njerëzit kërkojnë vendet tjera për me lëviz nga Kosova që është dukuri negative dhe është shqetësuese në mënyrë të veçantë kohët e fundit. Kjo është ajo për të cilën duhet ta ketë edhe rëndësinë e veçantë në çdo qeverisje jo dmth sot por edhe në të ardhmen duhet të ketë vizon e strategji siç mendoj unë nuk e ka kalu këtë strategji në këtë qeveri”, tha ai në tëvë1.

Hyseni ka folur edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për të cilin vlerësoi se nuk ka pasur përkrahjen nga ekzekutivi.

Sipas tij, Latifi është njëri nga ministrat më të pasuksesshëm që nga paslufta në Kosovë.

“Profesor Latifi është një person që e vlerësoj shumë profesionalisht edhe kontributin e tij në të kaluarën rreth themelimit të Qendrës së Mjekësisë… Por si ministër për fat të keq dmth për kohën sa ishte edhe në momentin që dha dorëhejqe as edhe një herë nuk ka pasuë mundësi me skanu situatën reale në Kosovë njëkohësisht që mendoj se është më e rendëishsme nuk e ka pasë përkrahjen e nevojshme me u marr me një problem të vetëm. Është një nga ministrat më të pasuksesshëm pas luftës kjo

Të ngjashme