Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit të policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, prej të cilëve Hoti ka kërkuar të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën.
“Po ashtu nga Inspektorati Policor kërkova që të trajtoj me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të Policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pa kompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të këtij institucioni”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell Demokracia.com
Më tej Hoti tha se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë.
Njoftimi i Avdullah Hotit pa ndërhyrje:
Nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë.
Nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti dhe Kryeshefi Ekzektuiv i Inspektoratit të Policisë së Kosovës z. Kushtrim Hodaj, kërkova që menjëherë, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën. Sjelljet e tilla janë të pa pranueshme.
Po ashtu nga Inspektorati Policor kërkova që të trajtoj me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të Policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pa kompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të këtij institucioni./Demokracia.com
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4040886329306024