Lajme
Hezbollahu pretendon se ka sulmuar selinë ushtarake në veri të Izraelit
Demokracia
16:23 | 17 Prill 2024

Share:

Hezbollah ka thënë se ka goditur selinë ushtarake në veri të Izraelit.

Në një deklaratë, grupi tha se kishte shënjestruar selinë me “raketa të drejtuara dhe drone sulmuese”, shkruan CNN.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan gjithashtu se Hezbollahu goditi veriun e Izraelit me drone.

Të paktën 13 persona u plagosën, duke përfshirë katër të cilët u plagosën rëndë, sipas shërbimeve izraelite të emergjencës.

Ndërkaq, IDF tha se sulmoi një bazë ushtarake të Hezbollahut pranë Ayta ash Shab në jug të Libanit.

Të ngjashme