Arte
Helen Mirren po shijon rolin e ri në “Fast & Furious”
Demokracia
09:39 | 17 Janar 2021

Share:

Roli i ardhshëm i aktores Helen Mirren është në filmin e ri Fast & Furious. Aktorja u fotografua përderisa po tregonte aftësitë e saj si vozitëse e makinave të shpejta, në setin e xhirimit të filmit.

Adhuruesit e Top Gear e kanë parë atë duke vozitur që në vitin 2007, ajo mori pjesë në provën e saj Star në një makinë provë me çmim të arsyeshëm.

Tre vjet më vonë ajo u shfaq në një video promo për një motor eko-miqësor së bashku me burrin e saj, regjisorin Taylor Hackford.

Mirren voziti makina në filma si The Clearing dhe The Queen, për të cilin ajo fitoi një Oskar.

Por deri më tani ajo nuk ka vozitur me makina të llojit të Fast & Furious, ku makinat sportive bien nga avionët dhe kërcejnë nga trenat.

Aktorja e pranoi që po e shijon shumë rolin dhe se “është e frikshme, e sikletshme, por në të njëjtën kohë është një ndjenjë e mrekullueshme”./demokracia.com

Të ngjashme