ShowBiz
Harry dhe Megan shpallen mbretërit e një tjetër “mbretërie”
Demokracia
13:47 | 02 Qershor 2023

Share:

Harry dhe Meghan i kanë thënë lamtumirë angazhimeve mbretërore, por megjithatë kanë fituar titullin Mbret dhe Mbretëreshë… në një tjetër Mbretëri, atë të Google.

Kurorëzimi i tyre është bërë pas një sondazhi, sipas të cilit Duka dhe Dukesha e Sussex janë mbretërit më të kërkuar në Google, me Markle në krye dhe princin pas saj. Në këtë mënyrë përsa i përket interesit të përdoruesve të internetit, ata kurorëzohen në këtë fron.

Sipas sondazhit të portalit BonusInsider , historitë e Megan dhe Harry gjatë vitit të kaluar kanë ngjallur interes dhe kuriozitet, që nga botimi i librit “Spare” deri te lajmet për ndjekjen e supozuar.

Është dukesha e Sussex-it që ngjall kureshtjen më të madhe, ndërsa bashkëshorti i saj është i dyti, renditjen e ndjekin Kate Middleton , Mbreti Charles , Princi William dhe Mbretëresha Camilla.

Megjithatë, më i kërkuari nuk do të thotë më i dashuri. Sipas portalit YouGov , vlerësimet e miratimit të Harry dhe Meghan vijnë vetëm pas Princit Andrew.

Të ngjashme