Lajme
Haradinaj sytë kah “masivizimi” i AAK-së: Vendi në kahje të rrezikshme, qeveria po na largon nga aleatët e sigurisë
Demokracia
19:21 | 28 Shkurt 2024

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, besom se partia që ai udhëheq “po masivizohet” në përkrahje popullore, gjatë një vizite të tij në Shtime.

Nuk qëndroi pa e kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, që sipas Haradinaj, vendit po i jep “kahje të rrezikshme…duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë”.

Njoftimi i plotë i Haradinaj:

Mbështetja për Aleancën po masovizohet.

Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë.

Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024