Lajme
Haradinaj për takimin në Bruksel: Kurti do t’i vështirësohet pozicioni për shkak të masave ndëshkuese
Demokracia
10:59 | 14 Shtator 2023

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është i vështirë.

Sipas tij, në takimin në Bruksel, kryeministrit Albin Kurti do t’i vështirësohet pozicioni për shkak të masave ndëshkuese.

“Pozicioni i Kosovës është i vështirë për shkak të rrjedhjes së dialogut që nga koha e tabelave e deri më tani. Vetëm veprinet e guximshme e kishin ndryshuar, dorëheqja e kryetarëve, statuti i Asociacionit i propozuar nga Qeveria, kthimi i Listës Serbe për t’u kthyer në institucione, ikja për t’u përballur nga realiteti po e përkeqëson gjendjen më shumë e do të na përkeqësojë gjendjen edhe më shumë pozitën ndërkombëtare edhe më shumë”.

“Po pikërisht, pozita ndërkombëtare nënkupton sanksionet e ndëshkimet që po na ndodhin edhe më tutje”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme