Lajme
PDK thirrje pushtetit: Ta shpërndajmë këtë Kuvend, ta çojmë vendin në zgjedhje
Demokracia
13:01 | 02 Maj 2024

Share:

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për raportin e DASh-it, ku Qeveria e Kosovës kritikohej ashpër për korrupsion.

Në fjalën e tij, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, u shpreh se në këtë raport thuhet se ka regres në vendin tonë.

“DASh javën e kaluar publikoi raportin për Kosovën, në atë raport thuhet se ka regres. Specifikohet dhuna ndja gruas në një ambient jashtëzakonisht jomiqësor, dhuna në baza gjinore, dhuna ndaj gazetarëve, dhuna ndaj komuniteteve të margjinalizuara, dhe ajo më shqetësuesja, niveli i korrupsionit”.

Tutje, ai përmendi edhe hetimet ndaj 1/3 të ministrave në Qeverinë Kurti, të cilët dyshohen për afera korruptive.

“Hera e parë konsiderohet si nivel i lartë dhe korrupsion serioz në institucionet qëndrore, kjo është shqetësuese sepse tashmë e specifikon faktin që 1/3 e ministrave janë në hetime për afera korruptive.” – u shpreh Tahiri.

Kështu, PDK-ja po kërkon që në Kuvend të diskutohet sa më parë për ditën e zgjedhjeve.

“E gjithë kjo situatë, që është krijuar nga kjo qeverisje, e dëshmon atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si grup parlamentar i PDK-së, ky Kuvend duhet të diskutojë sa më parë për ditën e zgjedhjeve.” – tha ai.

“Ju bëj thirrje që sa më parë ta kemi konsesusin ta shpërndajmë këtë Kuvend, ta çojmë vendin në zgjedhje”, u shpreh në fund Tahiri.

Të ngjashme