Arte
Hapet ekspozita me artefakte të muzikantit legjendar David Bowie
Demokracia
15:54 | 31 Maj 2021

Share:

Një ekspozitë mbi muzikantin legjendar David Bowie është hapur në Paris dhe ekspertët e vlerësojnë si një thesar.

Artisti, i cili u nda nga jeta 5 vjet më parë, nuk interpretoi kurrë në skenën e Pallatit, por muzika e tij ishte e pandarë në jetën parisiene të viteve 1980.

Për herë të parë në Paris është hapur një ekspozitë me artefakte të muzikantit legjendar David Bowie.

I njohur si eksplorues i disa zhanreve muzikore, si “hard rock”, pop, muzikës “soul” dhe “punk” më një karrierë 40-vjeçare, artisti ka lënë pas një trashëgimi shumë të çmuar muzikore.

Kjo ekspozitë, që do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht dhe shfaq sende të rralla të Bowie të grumbulluara gjatë dekadave nga dy koleksionistët, njëkohësisht fansa të këngëtarit, Jean-Charles Gautier dhe Yves Gardes.

Ekspozita përmban ekzemplar pikant nga Japonia dhe perlat evropiane, si kjo batanije spanjolle me grepin e lezetshëm retro komercial, “fuqia e muzikës së re” si dhe një shall i klubi futbolli, me fytyrën e krijuesit të “Space Oddity”.

Muzikanti i njohur si një nga ikonat e muzikës angleze, u nda nga jeta 5 vjet më parë në moshën 69 vjeçare pasi publikoi albumin e tij të 25-të, “Blackstar”. Në këtë album, të cilin kritikët e muzikës e cilësuan si veprën e tij më të mirë në vite, Bowie ka gërshetuar elementë të muzikës xhaz dhe rock. /Demokracia.com/

Të ngjashme