Arte
Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Rambouillet”
Demokracia
10:59 | 17 Shkurt 2021

Share:

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, për nder të 13-Vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të martën hapi ekspozitën “Kujtesa e Kosovës: Rambouillet” me fotografi të fotoreporterit Asllan Krasniqi.

Fotografitë e Asllan Krasniqit janë fotografi të papublikuara më parë të realizuara në konferencën e Rambouillet-së dhe atë të Parisit në vitin 1999, shkruan Demokracia.com.

Fotografitë e fotoreporterit Asllan flasin shumë dhe arrijnë të shpërfaqin zhvillimet e atyre ditëve në Rambouillet. Aty paraqiten prapaskenat e të dyja konferencave si dhe figurat kyçe kombëtare e ndërkombëtare që morrën pjesë aty.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, drejtori i Bibliotekës, z.Fazli Gajraku, tha se kjo është një ekspozitë e rëndësishme për promovimin e kujtesës së Kosovës. Ai shtoi se Biblioteka mirëpret këso bashkëpunimesh me individë që kanë në arkivat e veta personale e familjare materiale me vlerë që zbulojnë pamje të ngjarjeve të rëndësishme që lidhen me Kosovën.

Fotoreporteri Asllan Krasniqi u shpreh i emocionuar dhe krenar që fotografitë e tij, të ruajtura me xhelozi – siç tha ai, po ekspozohen për herë të parë në një vend si Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Rambouillet” do të qëndrojë e hapur deri më 26 shkurt 2021. /Demokracia.com/

May be an image of 2 people

No photo description available.

May be an image of indoor

 

Të ngjashme