Diaspora
Hapet dyqani “Made in Kosova” në Austri
Demokracia
17:45 | 12 Mars 2021

Share:

Diaspora në Austri tash e tutje nuk kanë nevojë të vijnë në Kosovë për të blerë pasul të Pejës e as speca të Celinës. Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se në Eferding tashmë është hapur dyqani i quajtur “Molla”, në të cilin gjenden produkte kryesisht nga Kosova.

Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka marrë sot pjesë në inaugurimin e këtij marketi bashkë me pronarin e “Molla”, Ilir Sinani.

 

“Me ftesë të pronarit të rrjetit të marketeve „Molla“, zt. Ilir Sinani, Ambasadori Pllana sot së bashku me kryetarin e Komunës Eferding zt. Mair dhe përfaqësuesin e odës ekonomike, morën pjesë në hapjen e marketit „Molla“ në Eferding”, ka njoftuar Ambasada.

Sipas Ambasadës sonë në Austri, në këtë dyqan shiten kryesisht produkte nga Kosova. “Krenar me punën e diasporës tonë. Ata gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shtylla kryesore për shumë familje dhe ekonominë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

https://www.facebook.com/kosovoinaustria/posts/2840671846182738

 

Të ngjashme