Lajme
Hamza i kërkon debat televiziv Kurtit: Kur të dojë dhe ku të dojë
Demokracia
22:29 | 28 Mars 2024

Share:

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza, i ka kërkuar debat televiziv kryeministrit aktual Albin Kurtit.

“Nga sonte, kur të dojë dhe ku të dojë. I premtoj debat të edukuar”, tha Hamza.

Ai sonte ishte mysafir në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Hamza ndër të tjera tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Hajde”, tha Hamza duke e ftuar Kurtin për zgjedhje.

“Kryetari i Partisë Demokratike e ka thënë qartë, ka propozuar edhe datë, ka propozuar muajin qershor si muaj optimal për të shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Ish-ministri i Financave edhe rreth qeverisjes së Albin Kurtit, gjatë këtyre tri vjetëve.

Të ngjashme