Sport
“Hallakam” te klubi evropian, lojtarët përplasen me trajnerin
Demokracia
18:46 | 01 Gusht 2022

Share:

Sezoni i ri as që ka nisur dhe tashmë ka probleme në Marseille. Igor Tudor, trajneri i ri i klubit i cili mbërriti në Marseille në fillim të korrikut, ka tensionuar marrëdhëniet me disa lojtarë që u “rebeluan” kundër metodave të tij të punës.

La Provence raporton se trajneri kroat është i këndshëm dhe i sjellshëm jashtë fushës, por që ndryshon sapo futet në fushë dhe se lojtarëve nuk u pëlqen që u bërtet shpesh gjatë stërvitjes dhe u futet në fytyrë, transmeton Demokracia.com.

“Gerson dhe Cengiz Under e kanë paguar tashmë çmimin e konfliktit me Tudorin, është i zemëruar edhe Jordan Amavi dhe për shkak të sjelljes së Tudorit, ndihmës trajneri Mauro Camoranesi u largua pas vetëm një jave”, shkruajnë francezët.

I njëjti burim bën të ditur se kapiteni Dimitri Payet ka kërkuar një takim me presidentin e klubit Pablo Longoria për të gjetur një zgjidhje për konfliktin mes Tudorit dhe lojtarëve dhe për të tentuar të qetësojë situatën para fillimit të sezonit.

“Trajneri duhet të tregojë më shumë metoda pedagogjike”, mendojnë lojtarët.

Marseille festoi me Tudorin vetëm në një nga pesë ndeshjet miqësore dhe pas disfatës së fundit ndaj Milanit, lojtarët u shaka. Payet dhe ekipi presin Reimsin në raundin e parë të kampionatit francez të dielën.

Tudor e filloi karrierën e tij si trajner në Hajduk, klubin e tij vendas, ku punoi nga viti 2013 deri në vitin 2015, por edhe gjatë vitit 2020.

Pasi punoi në PAOK, Karabukspor dhe Galatasaray, ai drejtoi dy herë Udinesen, më pas ishte ndihmës trajner i Andrea Pirlos në Juventus, ndërsa puna e fundit dhe shumë e mirë që bëri ishte në Premier Ligën italiane Verona sezonin e kaluar./Demokracia.com/

Të ngjashme