Arte
“Halili dhe Hajria” shënon 58 vjetorin e paraqitjes në skenë për herë të parë
Demokracia
13:14 | 13 Janar 2021
Baleti, "Halili dhe Hajrija"

Share:

“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar, e cila sot mbush 58 vite që nga premiera e saj.

Baleti “Halili dhe Hajrija” u vu në skenë më 13 janar të vitit 1963 nga kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një grup i madh artistësh, raporton Kosovapress.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të 150-n herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.

Më pas vepra është rishfaqur në vitin 1983. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.

Vepra “Halili dhe Hajrija” ka pasur sukses të padikutueshëm edhe në vende të ndryshme të botës si Greqi, Itali, Turqi, Francë.

 

Të ngjashme