ShowBiz
Gresa Hoti në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia
Demokracia
08:09 | 02 Shtator 2023

Share:

Këto ditë në Venedik të Italisë, po mbahet Festivali Tradicional i Filmit në Venecia.

Megjithëse edicioni i 80-të i filmit është “goditur” nga një grevë e aktorëve dhe skenaristëve të famshëm të Hollywoodit, prapëseprapë festivali po arrin të mbahet me shumë prej filmave të njohur pjesëmarrës.

E ftuar në festival këtë vit ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila ka shkëlqyer me dukjen e saj.

Rita Ora në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia (Foto: Jacopo Raule/Getty Images)

Por duket se ajo nuk është shqiptarja e vetme pjesëmarrëse në këtë edicion, pasi edhe një bukuroshe tjetër nga Kosova ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit.

Bëhet fjalë për modelen malishevo-milaneze Gresa Hoti, e cila ka është paraqitur në një nga ditët e festivalit.

Ajo ka defiluar në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia, e veshur me një fustan ngjyrë rozë të materialit saten, me të cilin dukej mjaft elegante.

Gresa Hoti në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia (Foto: Instagram)

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Gresa është komplimentuar në masë të madhe nga ndjekësit për këtë paraqitje të saj.

Gresa përndryshe ka një karrierë të suksesshme prej modeleje në Itali, gjersa publiku shqiptar u njoh më shumë me të gjatë paraqitjes së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Të ngjashme