Jeremie Frimpong dhe Granit Xhaka janë futur live në Instagram për të festuar titullin me ndjekësit e të parit në rrjetin social.
Bayer Leverkusen u shpall kampion në Bundesliga për herë të parë pas 120 vitesh, duke mposhtur 5-0 Werder Bremenin në kuadër të javës së 29-të.
Derisa kanë mbetur edhe pesë xhiro nga përfundimi i sezonit, Farmaceutikët ia dolën të bënin mrekulli në këtë sezon, duke mposhtur Bayern Munichun në garë.
Frimpong ishte futur live në Instagramin e tij, ndërsa ka ftuar më pas edhe Granit Xhakën që t’i bashkohet.
Në video, ylli i Leverkusenit i kërkon Xhakës që t’u thotë ndjekësve të tij që ata e kanë fituar titullin kampiond eh se ai kishte shkuar nga Arsenalit për të arritur këtë objektiv.