Auto&Tech
Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale
Demokracia
14:41 | 29 Korrik 2023

Share:

Disa nga kompanitë kryesore të inteligjencës artificiale do të lansojnë një organ të ri të industrisë për të punuar bashkë – edhe me politikë bërësit dhe studiuesit – mbi mënyrat e rregullimit të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Organizata e re, e njohur si Frontier Model Forum, u prezantua gjatë së mërkurës nga Googlem Microsoft, OpenAI dhe Anthropic.

Kompanitë bënë të ditur se misioni i forumit do të ishte zhvillimi i praktikave më të mira për sigurinë e inteligjencës artificiale, promovimin e studimit mbi rreziqet e teknologjisë së re dhe shpërndarjes publike të informacionit me qeveritë dhe shoqëritë civile, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i së mërkurës reflekton mbi atë se si zhvilluesit e inteligjencës artificiale janë duke u bashkuar rreth masave mbrojtëse vullnetare të teknologjisë përpara një shtytje e cila pritet të bëhet këtë vjeshtë nga ligjvënësit e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian drejt hartimit të legjislacionit detyrues për industrinë.

Lajmet e këtij forumi vijnë pasi që katër firmat e inteligjencës artificiale, së bashku me disa kompani të tjera, duke përfshirë Amazon dhe Meta, para administratës së Biden u zotuan që t’i nënshtrojnë sistemet e tyre të inteligjencës artificiale në testim të palëve të treta përpara se t’i publikojnë ato për publikun dhe të etiketojnë qartë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale.

Ky forum i udhëhequr nga industria e kësaj teknologjie, i cili është i hapur tek kompanitë e tjera që projektojnë modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale, planifikon që vlerësimet dhe standardet teknike t’i vërë në dispozicion nëpërmjet një biblioteke të qasshme për publikun, thanë kompanitë nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

Ky njoftim vije një ditë pasi që ekspertët e inteligjencës artificiale si drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei dhe pionieri i kësaj teknologjie Yoshua Bengio, paralajmëruan ligjvënësit për rreziqet potencialisht serioze, madje edhe “katastrofike” shoqërore që rrjedhin nga zhvillimi i pakufizuar i inteligjencës artificiale.

Të ngjashme