Auto&Tech
Google kërcënon Australinë
Demokracia
16:01 | 24 Janar 2021

Share:

Google ka kërcënuar të heqë faqen e saj të kërkimit nga Australia në lidhje me përpjekjen e vendit për ta bërë gjigantin e teknologjisë të ndajë mjete financiare për botuesit e lajmeve.

Australia po paraqet ligjin e parë në botë për të bërë Google, Facebook dhe kompani të tjera potencialisht të teknologjisë, të paguajnë mediat për përmbajtjen e tyre të lajmeve.

Por firmat amerikane kanë kundërshtuar, duke paralajmëruar se ky ligj do t’i bëjë ata të tërheqin disa nga shërbimet e tyre, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Kryeministri Australian Scott Morrison tha se ligjvënësit nuk do t’i nënshtrohen “kërcënimeve”.

Firmat e teknologjisë janë përballur me presion në rritje për të paguar për përmbajtjen e lajmeve në vende të tjera, përfshirë Francën, ku Google arriti një marrëveshje me mediat, të enjten.

Drejtoresha menaxhuese e Google Australia, Mel Silva tha në një seancë dëgjimore në Senat të Premten se ligjet ishin “të pazbatueshme”.

“Nëse do të bëhej ky ligj, nuk do të na jepte zgjidhje tjetër përveçse të ndalojmë vënien në dispozicion të Google Search në Australi,” tha ajo.

Por ligjvënësit e sfiduan këtë, duke akuzuar Google për “shantazh” ndaj Australisë.

Qeveria ka argumentuar se për shkak se platformat e teknologjisë fitojnë klientë nga njerëzit që duan të lexojnë lajmet, gjigandët e teknologjisë duhet t’i paguajnë redaksive një shumë të konsiderushme parash për gazetarinë e tyre.

Për më tepër, ajo ka argumentuar se mbështetja financiare është e nevojshme për industrinë e lajmeve në Australi sepse një media e fortë është jetike për demokracinë.

Kërcënimi i Google për të hequr faqen e kërkimit është më i ashpëri deri më tani./Demokracia.com

Të ngjashme