Lajme
Vuçiq i zbulon emrat e disa shteteve të BE-së që nuk do ta përkrahin rezolutën për Srebrenicën
Demokracia
12:26 | 17 Maj 2024

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për votimin e rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, e cila do të mbahet javën e ardhshme.

Ai të enjten në mbrëmje foli edhe për vendet që do të jenë kundër rezolutës.

“Të gjithë ata që nuk hyjnë në sallë ose siç thuhet në politikë janë qëllimisht në tualet. Ata që abstenojnë dhe nuk duan të votojnë për rezolutën. Unë e di se në çfarë presioni jemi shteti dhe unë. E di se si disa nga miqtë tanë po kërkojnë falje, por Sllovakia nuk do ta votojë, as Qiproja, jam pothuajse i sigurt se edhe Kina do të jetë kundër”, tha ai.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në të cilën do të diskutohet Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë është caktuar për 23 maj në ora 10:00.

Disa ditë më parë, edhe kryeministri malazez Millojko Spajiq paralajmëroi se Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën për Srebrenicën.

“Ne do të votojmë për këtë, si dhe të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidin. Jemi qind për qind në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, ka thënë Spajiq në Parlamentin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare.

Të ngjashme