Lajme
Goditje e rëndë | Hera e parë në 24 vjet që shtetet kryesore kontribuuese në çlirim bojkotojnë ceremoninë e organizuar nga Kurti
Demokracia
22:30 | 12 Qershor 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë organizuar pritje të përbashkët shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë, me rastin e 12 qershorit,  24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Por, ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore, shkruan Demokracia.com.

Kjo është goditje e rëndë sidomos për Kurtin, pasi që është hera e parë në këto 24 vjet të çlirimit të Kosovës që ambasadorët e vendeve që kontribuan në lirinë e Kosovës bojkotojnë këtë ceremoni.

Në këtë ceremoni, janë parë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës, por edhe i Arabisë.

Ndërsa, nuk kanë marrë pjesë as opozita parlamentare. PDK, LDK dhe AAK.

Mungesa e ambasadorëve më të fuqishëm në këtë ngjarje, është edhe një sinjal që konfrontimi i Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare ka marrë përmasa shqetësuese.

Intervenimi në veri pa koordinim dhe mbajtja e kryetarëve atje nën masa të rrepta të sigurisë ka shkaktuar çarje të madhe ndërmjet Kurtit dhe shteteve mike, sidomos SHBA-së si shteti që ka dhënë më së shumti për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Kurti në këtë ceremoni të zbehtë deklaroi në fjalën se tij se 12 qershori është datë e rëndësishme që erdhi pas një përpjekje e lufte për çlirim, vetëvendosje e pavarësi.

Ai tha se shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë.

Kryeministri Kurti u shpreh se demonstratat e studentëve e grevat e minatorëve u shndërruan në lëvizje popullore. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE:

QUINT i bojkotoi, Qeveria ia huq: Talat Xhaferit ia ngatërrojnë pozitën shtetërore

Të ngjashme