Lajme
Goditja ndaj Berishës, Frrok Çupi: E inskenuar nga vetë ai! Agresori ka punuar në familjen e tij
Demokracia
17:38 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Analisti Frok Çupi ka folur për incidentin që i ndodhi Sali Berishës në protestën e djeshme. Çupi deklaroi se Berisha e ka sajuar dhe organizuar vet incidentin, madje jep detaje edhe për agresorin Gert Shehu.

Përsa i përket samitit, Çupi mendon se ngjarja e Berishës për protagonizëm ka ndërhyrë në lajmin më të rëndësishëm të ditës, samitin.

“E gjitha kjo ka marrë vëmendje nga ngjarja kryesore dhe e vetme e djeshme, që për mua duhet të ishte samiti. Samiti ka përcaktuar rrugën tonë, fatet tona, ka ndarë historinë e Shqipërisë kundër dhunës dhe ka dëshmuar vlerat qytetare të Shqipërisë. Be zgjodhi Shqipërinë, sepse është larg trazirave dhe vendosi praninë e vet, hodhi spirancën këtu.

Ne u çertifikuam për një demokraci funksionale dhe fund të trazicionit. Sa për protestën, problemi i dhunës nuk është tek politikani, sepse prandaj del në betejë një politikan, sidomos një njeri si Berisha që i ka kushtuar Shqipërisë tranzicion, dhunë, prapambetje. Dje, Berishës i duhet të ishte protagonist dhe ai nuk prodhon dot më lajm, prandaj e sajoi. Ai është vite dritë larg dhe është një politikan që nuk pranohet nga perëndimi.

Në analizën time ai e ka sajuar,e ka organizuar vetë atë. Nëse BE “do e telefononte” ta pyeste “si jeni zoti Berisha? , ai nuk do e bëntë protestën.

Analisti për deklaratat e tij të forta ka folur edhe për agresorin duke ndarë detaje të reja për publikun.

“Ai që e ka gjuajtur është i njohur në familjen e Berishës, ka marrë rrogë. Një djalë i varfër, i rritur pa baba dhe ka parë Berishën si baba. Berisha ka 20 bodygurd, nuk besoj që do e lejonin të çante turmën . Berisha sa herë ka pasur humbje e ka kaluar në dhunë, si në 97′ me luftën civile, ku rrugët u mbushën me gjak. Berisha doli i padjegur.

Në 2011, 21 janar, ndjeu që po i ikte pushteti dhe vrau 4 protestues. Çdo dalje e Berishës e ka kultuë politike dhunën. Ne dje nuk pamë dhunën kundër Berishës që ka badigardë dhe çdo njeri që merret me krimet e kupton, por kemi dhunë kundër një djali problematik pa para. Ajo që të bën përshtypje është se askush nuk ka reagur kundër Berishës, pasi është paguar dhe Berisha është hajdut. “

Të ngjashme