Lajme
Goditi me pasqyrën e veturës policin, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Dragash
Demokracia
09:10 | 09 Maj 2024

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë shtetas të Shqipërisë, pasi ka penguar policët në detyrën zyrtare në Dragash.

Sipas raportit, i dyshuari ka tentuar që t’i godasë ata, teksa njërin e ka goditur me pasqyrën e veturës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR Dragash / 08.05.2024 – 15:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme