Lajme
Parlamenti i ri maqedonas, VMRO-DPMNE pritet t’i ketë 58 deputetë, sa fituan partitë shqiptare
Demokracia
09:25 | 09 Maj 2024

Share:

Sipas rezultateve fillestare të zgjedhjeve të djeshme parlamentare që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli mëngjesin e sotëm, nga mbi 99,27 për qind të votave të numëruara, koalicioni i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së ka fituar 431.251 (43,23%) ose 58 mandate në përbërjen e re parlamentare, koalicioni për Ardhmërinë Europiane i udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar 153.250 vota (15,36%) – 18 deputetë, Fronti Europian i BDI-së 137.486 vota (13,78%) – 19 deputetë, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN ka fituar 106,991 vota (10,72%) – 13 mandate, E Majta (Levica) ka 67,338 vota (6,75%) – 6 deputetë, dhe Lëvizja ZNAM 55,539 vota (5,57%) – 6 deputetë. Partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kanë më pak se një për qind të votave.

Në njësinë e parë, koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 76.192 vota dhe do të ketë 10 deputetë, Koalicioni për Ardhmëri Europiane i udhëhequr nga LSDM me 25.730 vota – 3 mandate, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar VLEN (21.604), Fronti Europian i BDI-së (20.560) dhe E Majta (19.596) me nga 2 deputetë dhe Lëvizja ZNAM (11.211) – një deputet.

Në njësinë zgjedhore 2, koalicioni i VMRO-DPMNE-së me 66.422 vota do të ketë 8 deputetë, koalicioni Fronti Europian i BDI-së me 30.626 vota do të ketë katër mandate, VLEN ka 25.820 vota – 3 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja me 18.631 vota – 2 mandate, sikur edhe Lëvizja ZNAM me 16.229 vota, ndërsa E Majta (10.673) një deputet.

Në njësinë e tretë zgjedhore, VMRO-DPMNE-së ka marrë 96.546 vota – 14 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga LSDM 33.605 vota – 4 mandate, kurse E Majta (13.404) dhe Lëvizja ZNAM (9,426) me nga një deputet.

Në njësinë 4, koalicioni i VMRO-DPMNE-së mori 96.536 vota – 13 deputetë, koalicioni i LSDM-së 41.962 vota – 5 mandate, ndërsa E Majta (12.427) dhe Lëvizja ZNAM (8,405) me nga një deputet.

Në njësinë e pestë zgjedhore, koalicioni i VMRO-DPMNE-së me 73.916 vota do të kishte 10 deputetë, koalicioni Fronti Europian i BDI-së me 27.013 – 4 mandate, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja me 26.904 vota – 3 mandate dhe koalicioni i bllokut opozitar shqiptar VLEN (11.067), E Majta (9.926) dhe Lëvizja ZNAM (8.757) nga një deputet.

Në njësinë e gjashtë, ku shumicë janë shqiptarët, koalicioni Fronti Europian i BDI-së kryeson me 53.817 vota të fituara – 9 mandate, koalicioni opozitar shqiptar VLEN me 47.687 vota – 7 deputetë, koalicioni i VMRO-DPMNE me 21.639 vota – 3 deputetë dhe koalicioni i LSDM-së me 6418 vota – një deputet.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut kanë pasur 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Votimi u bë sipas modelit proporcional në gjashtë zona zgjedhore. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk u zhvillua për shkak se nuk kishte numër të mjaftueshëm të qytetarëve të regjistruar.

KSHZ pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare deri sot në orën 19:00.

Këto janë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme