Lajme
Gjykimi “privat” i Speciales, mbyllet për publikun edhe dëshmia e dytë
Demokracia
10:13 | 18 Prill 2023

Share:

Në Dhomat e Specializuara sot po vazhdon dëshmia e dëshmitarit të dytë të prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Edhe në ditën e dytë, seanca do të jetë e mbyllur.

Në fillim të seancës, gjykatësi Charles Smith ka njoftuar se seanca do të jetë private, shkruan Demokracia.com.

Ndryshe, dje në Dhomat e Specializuara ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja e parë. Ndërsa, trupi gjykues ka pranuar mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit për mospranim si prova disa pjesë të dëshmisë së saj.

Ndërkohë, ka filluar dëgjimi i dëshmitarit të dytë, po ashtu i mbrojtur, i cili ka thënë se është anëtar i LDK-së dhe ka thënë se ka qenë prezent në daljen e parë publike të UÇK-së.

Në ditën e parë të paraqitjes, ai ia huqi duke përmendur detaje joekzistente nga paraqitja e parë publike e UÇK-së.

Ia huq dëshmitari kundër krerëve, përmend detaje joekzistente të daljes së parë të UÇK-së

 

Të ngjashme